Suharekë/ Policia sekuestron një pistoletë të një deputeti

02.02.2018 17:34:09

Në vazhdën e parandalimit dhe hetimin e veprave penale, hetues policorë të Stacionit Policor në Suharekë kanë arritur të sigurojnë një informacion i cili bënte me dije se në një veturë të llojit “Audi” ka armë ilegale.

Rreth ores 15:30 minuta, në fshatin Vraniq të Suharekës nga hetuesit  policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë.

Lidhur me këtë është shoqëruar edhe një i dyshuar tjetër nga një fshat i Suharekës, sepse dyshohet se arma është shitur përsonave të tretë.