Matoshi me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën, në 29 vjetorin e LDK-së

23.12.2018 14:25:01

Në 29 vjetroin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, këshilltari politik dhe për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi i ka thur lavde themeluesit të LDK-së dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Matoshi, përmes një postimi në Facebook, LDK-në e quajtiparti historike, që artikuloi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës pas rënies së Murit të Berlinit…, kurseRugovën e cilësoi kreator të miqësisë së përhershme me ShBA-në.

“Rugova ishte nacionalist racional. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat ai besonte tek NATO-ja”, tha Matoshi.

Postimi i plotë i Matoshit:

“LDK -29 vjet

Ne diten e sotme para 29 vjetesh âsht themelu Lidhja Demokratike e Kosovës, nji pasardhëse historike dhe ideore e Nacional Demokratikes Shqiptare dhe pasuese logjike e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, që lindi si reaksion ndaj fashizmit serb, që ishte në ekspansion dhe për me e plotësu hapësinen pluraliste.

Kjo lëvizje e nxori në krye antikomunistin Ibrahim Rugova, kritikun letrar dhe studjuesin e Pjetër Bogdanit.

Njeri të cilit i besonte bota demokratike dhe politikan që e bëri botërore lëngatën e popullit të tij.

I krahasueshem shpesh me Mahatma Gandhin, ai e dha një shembull unik për botën demokratike: Rezistencën në jodhunë.

Rugova ishte pacifisti i përkryer.

Tek idetë e tij shohim bërthamën e mendimit politik të shqiptarëve të Kosovës dhe pararendjen e një lëvizjeje të madhe shoqërore, që i priu ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Pa këtë lëvizje paqësore, Kosova do të ishte vështirë e kuptueshme nga bota demokratike dhe lufta për liri e popullit tonë nuk do të merrte mbështetjen e aleatëve.

Kontributi i tij madhor dhe i parë ishte rreshtimi i tij pamëdyshje me Perëndimin, së dyti vinte demokracia si rend shoqnor dhe postulati i tretë i tij ishte ideja e nji Republike për Kosovën.

Ai është kreator i miqësisë së përhershme me ShBA-në.

Rugova ishte nacionalist racional. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat ai besonte tek NATO-ja.

Rugoven e shquante njerëzorja dhe falja.

Dhe lutej për njerëzit e tij: Zot falna njohjen!

Kam qenë nënshkrues i Konventës së parë themeltare të saj, me numër rendor 73.

Padyshim parti historike, që artikuloi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës pas rënies së Murit të Berlinit.

29 vjet ma vonë, partia e Rugovës, ndonëse e ruen për vete aurën institucionaliste, idetë i ka t’shterueme’ duke mos i dhânë mâ shtysa reformatore shoqnisë kosovare”(sic.), ka shkruar Matoshi.