Maturantët bllokojnë magjistralen Prishtinë – Pejë, krijohen kolona të gjata në Komoran

12.05.2018 20:41:19

Që disa ditë radhazi, nxënësit e shkollave të mesme, por edhe të universiteteve, po mbajnë mbrëmjet e tyre.

Këto mbrëmje të cilat i shijojnë të rinjtë në përfundim të studimeve, po krijojnë telashe në trafik.

Kështu, përcjelljet që i bëjnë deri tek vendi ku mbahet mbrëmja po shkaktojnë bllokim të rrugës për shkak të kolonave të gjata.

Maturantë të një prej shkollave, kanë shkaktuar kolona 7-8 kilometra të gjatë në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht te fshati Korroticë e Epërme, të Drenasit.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi ku shihen policë teksa orientojnë makinat për ta zhbllokuar rrugën.