Serbia thotë se nuk e pranojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, si këmbim për Asociacionin

12.05.2018 20:52:42

Shteti serb nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, në këmbim të Asociacionit, kështu ka thënë sot Kryetari i Komisionit për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun.

Sipas Drecunit, vetëm kompromisi nëpërmjet dialogut do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të dy shtetet.

“Çdo presion për ta detyruar Serbinë të veprojë në kundërshtim me kufijtë e vet është dështim. Sigurisht që vendet që e kanë njohur Kosovën do të duan ta shohin anëtare të OKB-së”, tha Drecun.

Mediat gjithashtu kanë raportuar se mund të ketë ndryshim të formatit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne jemi ulur në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje finale, çdo gjë përtej kësaj Serbia nuk do ta pranojë”, ka thënë Milovan Drecun.

Ndryshe formimi i Asociacionit, sipas afatit kohor të BE-së do të formohet në muajt e ardhshëm.