Kryeministrja britanike Theresa May ka thënë se presidenti i Amerikës, Donald Trump e ka pranuar ftesën e mbretëreshës Elizabeth për ta bërë një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.
May e bëri këtë njoftim në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo u bë e para prej liderëve që takohet me presidentin amerikan që nga koha e inaugurimit të tij.








































