Mbahet Manifestimi tradicional “Flakadani i Karadakut 2017”.

Mbahet Manifestimi tradicional “Flakadani i Karadakut 2017”.

17.03.2017 21:22:25

Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, përmes një konference për media ka prezantuar sot aktivitetet kulturore e sportive që pritet të zhvillohen në Manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2017”.

Drejtoresha Sylejmani ka theksuar se agjenda e aktiviteteve të Flakadanit është tradicionale, por se për çdo vit është pasuruar me risi, që e kanë begatuar këtë manifestim.

“Sivjet si risi e kemi trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës , ekspozitën mbarëkombëtare të Festivalit, si dhe pjesëmarrjen e Ansamblit të këngëve dhe valleve të diasporës shqiptare që jeton në Suedi.

Gjithashtu na nderon edhe këtë vit me pjesëmarrja Ansambli “Shota”, kurse sa i përket aktiviteteve sportive , do të kemi gara në futboll të vogël, mandej gara në ping pong dhe në shah”, ka thënë ajo.