Mbështetje ndërkombëtare për fëmijët me nevoja të veçanta në Maqedoni

06.05.2017 18:36:43

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë marrë mbështetje nga vendet fqinje. Ata thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për kushte më të mira për fëmijët e tyre. 17 tenda do të vendosen në “Parkun e Gruas” para Kuvendit të Maqedonisë do të vendosen nga 20 deri 22 maj. Por, këtë radhë ata do të kenë mbështetjen edhe të prindërve me nevoja të veçanta të vendeve fqinje

Iniciativa qytetare “5 deri 12” do të kërkojë takim me Qeverinë e re të Maqedonisë, nga e cila presin të dëgjohen dhe të zgjidhen problemet me fëmijët e tyre.

Iniciativa qytetare e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta, ka gjetur mbështetje të madhe nga qytetarët e vendit. Deri tani janë mbledhur mbi 30 mijë nënshkrime për ndryshime ligjore.