Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

11.03.2021 10:55:32

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka tejkaluar 10 mijë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Ndryshe, ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në mars pritet të vijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinave nga COVAX.