Zhvillimet e fundit në AAK, sot mblidhet Kryesia e partisë

Zhvillimet e fundit në AAK, sot mblidhet Kryesia e partisë

11.03.2021 11:00:39

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë mbledhje pas zhvillimeve të fundit në këtë parti.

Mbledhja e Kryesisë së AAK-së mbahet në ora 11:00.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për zhvillimet e fundit në këtë parti, pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe nga anëtarësia nga kjo parti, pasi dyshohet për blerje të votave.

Në këtë mbledhje po ashtu pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit në vend.