Tërmeti 9 ballë, tsunami shkatërrues e rrezatimi nga centrali bërthamor/ Japonia përkujton 10 vjetorin e katastrofës së trefishtë

11.03.2021 11:17:48

Japonia përkujton 10 vjetorin e katastrofës së trefishtë të Fukushimës: tërmeti me magnitudë 9-të, tsunami pasues dhe shpërndarja e rrezatimit nga termocentrali bërthamor, një zinxhir ngjarjesh që shkaktuan vdekjen e mbi 18,000 njerëzve në prefekturat e Fukushimës, Iwate dhe Miyagi.

Tërmeti me magnitudë 9-të ishte një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë. Lëkundja u pasua nga ??një cunami i madh që ‘përfshiu’ tokën, duke shkatërruar qytetet dhe infrastrukturën e saj kryesore dhe duke shkaktuar shembjen e termocentralit bërthamor Fukushima Daiichi.

Përveç mijëra viktimave, katastrofa e trefishtë shkaktoi pothuajse gjysmë milioni njerëz të zhvendosur, nga të cilët mbi 40 mijë nuk janë kthyer ende në shtëpi.