Mbi 11 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë

16.08.2020 10:33:33

Ka shkuar në 11 mijë e 275, numri i total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 145 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i vdekjeve ka arritur në 390.

Po ashtu janë shëruar edhe 144 persona duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 6 mijë e 961.

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 924 raste aktive me koronavirus.