Përfundon takimin me Metën, diplomatja e lartë amerikane del nga Presidenca, çfarë i ka paraqitur ambasadorja Presidentit?

27.01.2020 11:17:31

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar pak minuta më parë në Presidencë. Mësohet se takimi sapo ka përfunduar mes ambasadores dhe presidentit.

Yuri Kim kishte mbërritur në Shqipëri para 5 ditësh për të marrë rolin e ri, ndërsa sot do do të mbajë fjalimin për herë të parë nga ambasada.

Yuri Kim është një diplomate e lartë amerikane me mbi 20 vjet eksperiencë diplomatike në Washington, Europë, Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Në eksperiencën e saj si diplomate, Kim ka bërë turne në Kinë, Japoni dhe Turqi, duke fituar edhe aftësitë gjuhësore të këtyre vendeve.

Ajo gjithashtu ka punuar për Sekretarin e Shtetit Colin Poëell, në administratën e Presidentit George W. Bush.