Pas vizitës së ambasadores së SHBA-së, presidenti Meta zbardh takimin me Yuri Kim

27.01.2020 11:25:00

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila zbarkoi rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm në zyrën e presidentit.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.
Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”-
 shkruan Meta në Facebook.