Mbi 200 policë të angazhuar për Vitin e RI në veri të Kosovës

29.12.2016 17:59:35

Mbi 200 policë do të kujdesen për rendin dhe qetësinë publike në veri të Kosovës gjatë festës së Vitit të Ri.

Këtë e  ka konfirmuar shefi operativ i Policisë së Kosovës për Veriun, Zeljko Bojiq, në intervistën e Vitit të Ri për portalin “KoSSev”, përcjellë Klan Kosova.

“Ne tashmë kemi përgatitur një plan operativ për festat e Vitit të Ri. Kemi vizituar vende në të cilat  festohen, kemi bërë vlerësimet e numrit të qytetarëve tanë për të festuar Vitin e Ri në vende publike. Në rrugë do të ketë numër më të madh të policëve”, tha Bojiq

Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje qytetarëve të jenë të disiplinuar, të mos lëvizin në gjendje të dehur me vetura dhe ta presin Vitin e Ri pa përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve piroteknike