Fadil Kajtazi: Politika e VV e nivelit të Lumpenproletariatit 

Veprimtari Fadil Kajtazi e ka kritikuar praktikën e fyerjeve që VV adreson ndaj personaliteteve të ndryshme dhe e quan politikën e saj në nivel të lumpenproletariatit. Këtë e thotë në kontekst të retorikës fyese të Sami Kurteshit ndaj ministres Hoxha.

“Në mungesë të dijes vështirë se gjendet argumentit, në mungesë të argumentit pasojnë fyerjet, dhe me ata që fyejnë nuk ja vlen të merresh. Kjo maksimë do t’i përshtatej nivelit të Lumpenproletariatit (njëjtë me botëkuptimin e Marksit te “18 Brymeri”), Por për nivelet e politikanëve të partive parlamentare mungesa e argumentit nuk është e denjët për t’u hedhur në fyerje. Kjo është edhe më e pa denjë për një ish “Avokat të Popullit” si Sami Kurteshi. Jemi dëshmitar të hyrjes dhe bërjes politik të nivelit të Lumpenproletarijat, dhe kjo është rrezik për ardhmërinë e Republikës së Kosovës.” – thuhet në komentin e z. Kajtazi.