Mbi 90 mijë raste të reja me coronavirus në Indi

06.09.2020 22:11:44

India gjatë ditës së sotme raportoi 90,632 raste të reja me COVID-19 – rritja më e lartë një ditore e infeksioneve që nga goditja e pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara tani qëndron në 4,113,811, duke përfshirë 70,626 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Familjes të Indisë, raporton CNN.

India është në rrugën e duhur për t’u bërë vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve të coronavirusit.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë e Brazilit raportoi 4,123,000 raste totale, vetëm 9,189 më shumë se India.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, India aktualisht ka 862,320 raste aktive të coronavirusit ndërsa 3,180,865 pacientë janë shëruar pasi i janë nënshtruar mbikëqyrjes mjekësore.

Në Indi, jo të gjithë pacientët kërkojnë një test që të konsiderohet i rikuperuar. Pacientët me simptoma të lehta dhe të moderuara konsiderohen jo më aktivë pas 10 ditësh nga shfaqja e simptomës nëse plotësojnë kushte të caktuara.

India ka testuar 48,831,145 mostra për coronavirus deri të shtunën, thotë ministria.