Kolegjiumi i Nendegeve te LDK-se ne Bavari, nendeget e LDK-se ne Munih e Starnberg perkrahin përfaqësimin e Kosoves ne Washington

06.09.2020 20:10:29

Kolegjiumi i Nendegeve te LDK-se ne Bavari Nendeget e LDK-se ne Munih e Starnberg. Strukturat e antarsia e nendegeve tona e perkrahin perfaqsimin e shkëlqyeshëm te Kosoves ne Washington, nga Kryeministri i Kosoves e nenkryetari i LDK-se, Prof. Avdullah Hoti. Ne mendojmë qe marrveshja e arritur ne Shtëpinë e Bardhë, eshte nje hapë i rendesishem drejtë perfundimit te dialogut me njohje reciproke ndermjet Kosoves e Serbisë. Njohja e Kosoves nga Israeli, me ndermjetsimin e SHBA-se, e tregon edhe nje herë pse LDK-ja kurrë nuk duhet te largohet nga amaneti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, per miqesi te perhershme me SHBA-në. Kthimi i dinjitetshem i Kosoves ne Shtepinë e Bardhë nga kryeministri Hoti, pas rrezikimit te mardhenjeve me miqtë tonë kryesor nga ish-kryeministri Kurti, ishte edhe nje e arritur tejet e domosdoshme per interesat tona shtetrore. Nendeget tona te LDK-se i falenderojnë edhe zv-kryeministrin Selmanaj, ministrin Abrashi, kordinatorin Hyseni dhe gjithë delegacionin shtetror, per punen e angazhimin e treguar ne Washington. Ne e inkurajojmë dhe i shprehim perkrahjen e plotë kryeministrit Hoti per punen e deritanishme, dhe per detyrat e obligimet ne vijim, e sidomos ne dialogun e veshtirë me Serbinë, deri ne permbylljen me njohje reciproke. Munih, Starnberg

 

Gjermani 06.09.2020

Isuf Qetaj, Musa Hamza