Mbillet drogë në oborrin e kryeministrisë

30.11.2016 12:46:24

“Vetëm në oborrin e kryeministrisë nuk ka kanabis të mbjellë”, tha pak ditë më parë një deputet në seancën e parlamentit të Shqipërisë. Por duket se edhe kjo nuk është më e vërtetë.

Të rinjtë e FRPD-së, të drejtuar nga sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji kanë mbjellë kanabis në disa vazo dhe i kanë dërguar tek kryeministria.

Sigurisht që kanabisi ka qenë plastikë, por simbolizon faktin se kudo është i mbjellë.