Mblidhen fonde për të paguar denimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner-it

26.06.2018 10:33:46

Shqiparët janë mobilizuar menjëherë pasi Komisioni Disiplinor i FIFA ka shqiptuar gjoba për tre lojtarët e Zvicrës të cilët festuan me shqiponje pas shënimit të golave kundër Serbisë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë euro, ndërsa nga dënimi nuk shpëtoj as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë euro, pasi bashkë me shqiptarët festoj me shqiponje.

E pas dënimit prej 25 mijë euro, janë mobilizuar shqiptarët të cilët janë duke dhënë fonde që të paguhet dënimi

Për vetëm disa orë, me iniciativen e Rilind Rekës, janë mbledhur 10.599 dollarë përmes GoFoundme.