Mblidhet sërisht kryesia e BDI-së, edhe sonte diskutojnë për gjuhën (Video)

20.02.2017 19:21:12

Nënkryetarë dhe anëtarë të kryesisë por edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, janë mbledhur në Reçicë të Tetovës për të diskutuar në lidhje me përgjigjet që morën nga oferta që ia bënë Zaevit për zbatimin e dygjuhësisë në nivel nacional.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se kryesia do të mblidhet ditëve në vijim për të sjell vendime më të rëndësishme.

Osmani nuk deshi të komentojë mosprezencën e Lëvizjes Besa dhe PDSH-së në takimin e thirrur nga kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela, duke thënë se secila parti mbanë përgjegjësi para votuesve të saj.