“Mbretërit” bëjnë edhe një hap tjetër drejt titullit, mposhtin Allaves-in

02.04.2017 22:00:08

Real Madridi ka arkëtuar edhe tri pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit, duke e mundur Alaves-in, me rezultat 3-0, të dielën në ‘Bernabeu’, në javën e 28-të La Ligës.

Madrilenët fituan këtë sfidë, edhe pse në pjesën e parë vuajtën mjaft shumë, mirëpo, në fraksionin e dytë, nikoqirët gjetën lojën e tyre të mirë.

Rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema (31’), kurse, Isco (85’) dyfishoi avantazhin e ‘Los Blancos’ në 2-0, derisa Fernandez (88’) i dha goditjen e fundit skuadrës mysafirë.

Real Madrid kryeson tabelën 68 pikë, pesë më shumë së Barcelona e cila sonte luan në udhëtim tek Granada.