“Mbrojtja” e ambientit me 13 inspektorë

04.09.2016 21:04:52

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po has në shumë probleme të cilat po  e vështirësojnë inspektimet në terren.

Numri i vogël i inspektorëve, mos aktivizimi i komunave për mbrojtjen e ambientit, vonesa e lëndëve nëpër gjykata janë vetëm disa nga problemet me të cilat po  ballafaqohet ky inspektoriat.

Nga 13 inspektor sa janë në total, në kuadër të mjedisit janë 5 inspektor të cilët duhet të merren jo vetëm me ndotës të mëdhenj në nivel qendror por edhe me ndotës të nivelit komunal.

Kjo për shkak të mosefektivitetit të komunave në drejtim të mbrojtjes së mjedisit.

Inspektori, Mustafë Hyseni, tregon për Tribuna Channel, problemet të cilat pengojnë procesin e inspektimeve.