Mbyllet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

14.04.2020 12:22:32

Është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritej të diskutohej rreth propozimit të PDK-së për pakon emergjente financiare në vlerë prej mbi 300 milionë eurosh.

Kjo pasi që Partia Demokratike e Kosovës u tërhoq nga mocioni procedural për votimin e dy projektligjeve në Kuvend, pas kundërshtimit që pati nga LDK dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit tha se pas tërheqjes së PDK-së, ligjërisht është e pamundur të vazhdohet me seancën.

Sipas Osmanit, në bazë të komentarit, nuk mund të futen në votim propozimet e PDK-së.

Në këtë seancë pati edhe përplasje mes Vjosa Osmanit dhe deputetit Driton Selmanaj teksa këtij të fundit  iu ndal edhe fjala nga kryetarja e Kuvendit.