Mrekulli/ Pas izolimit dhe tragjedisë, nis jeta në Itali

14.04.2020 12:09:55

Pas disa javëve bllokade totale për shkak të pandemisë së coronavirusit që në Itali u mori jetën më shumë se 20 mijë personave, nga sot kanë filluar të happen gradualisht lokale të ndryshme.

Nga sot, përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve, puna do t’i lejohet edhe librarive dhe dyqaneve që shesin rroba për fëmijë.

Edhe Austria e nisi lehtësimin e masave të izolimit të marra për mbrojtje nga koronavirusi. Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, e bashkë me to dhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtarisë. Megjithatë, distancimi fizik mbetet në fuqi, ndërsa njerëzit janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Austria ishte ndër vendet e para europiane që e vendosi bllokimin rreth një muaj më parë. Mbajtja e maskave në supermarket dhe farmaci atje është e detyrueshme. Në vend raportohet deri tani për 14,000 të infektuar dhe 368 të vdekur.

Një javë më parë, ekzekutivi austriak njoftoi se ishte arritur të rrafshohet kurba e infektimeve të reja. Spanja gjithashtu ka lejuar hapjen e disa bizneseve e Danimarka ka filluar të rihapë shkollat për fëmijët më të vegjël. Polonia njoftoi se do të nisë gradualisht zbutjen e masave duke nisur ndoshta nga dyqanet.

Nga sot, edhe Italia, vendi më I goditur prej pandemisë në Europë me mbi 20.000 viktima, do të lejojë disa firma të rinisin punën. Presidenti francez Emmanuel Macron megjtihatë vendosi ta mbajë bllokimin edhe për katër javë të tjera, deri në 11 maj.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se lehtësimi shumë shpejt ie masave të izolimit mund të cojë“ në një rishpërthim vdekjeprurës të sëmundjes”.