Mbytet në Velipojë pushuesi nga Prishtina

16.06.2018 21:34:27

Një pushues nga Kosova ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në plazhin e Velipojës.
Qamil Bajrami 71 vjeç u evidentua nga pushuesit e tjerë, por ishte e kotë ndihma e parë që ju dha, pasi i moshuari me banim në Prishtinë nuk mundi të mbijetonte.

Janë të shumtë pushuesit që kanë gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës, veçanërisht nga Kosova.

Personat që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, kanë qenë në moshë, si në rastin e Qamil Bajramit, dhe shpesh shkaku kryesor i vdekjes së tyre ka qenë infarkti, goditja në zemër si pasojë e kontaktit të menjëhershëm me ujin.

Në plazhin e Velipojës, gjithashtu mungojnë rojet bregdetare, prezenca e të cilëve do të shmangte rastet e shumta të mbytjeve, duke i pikasur rastet e rrezikut për ti dhënë më tej ndihmën e parë pushuesve.

Këtë fundjavë në Shqipëri pati dyndje të pushuesve nga Kosova, fluks që u shënua menjëherë pas përfundimit të muajit të Ramazanit.