Fiknete Bejta: Mos respektimi i rregullave të prokurimit Komunës së Prishtinës i kushtoi me humbje financiare

16.06.2018 21:27:48

Mos respektimi i rregullave të prokurimit Komunës së Prishtinës i kushtoi me humbje financiare mbi 62,294Euro vetëm në një tender .

Në gjetjet e Zyrës së Auditimit për vitin 2017 theksohen shumë parregullësi dhe gabime si dhe menaxhim i dobët i parasë publike nga ana e Komunës së Prishtinës.
Në procesin e tenderimit për projektin “Renovime dhe përmirësime të objekteve shëndetësore dhe sociale” ishte kriter çmimi më i ultë . Oferta fituese me çmimin më të ultë ishte 132,021Euro . Gjatë auditimit të materialit shihet se gjatë ekzekutimit, në disa pozicione janë bërë tejkalime të ndjeshme të sasive, më shumë se që ishin paraparë gjatë planifikimit e që në total sasitë e kontratës janë tejkaluar për mbi 200% .
Sipas Nenit 5 të UA për kontratat publike kornizë, AK do të specifikojë në dosjen e tenderit vlerën ose sasinë si një prag dhe do të lejojë derivimin prej tij plus/minus 30%, dhe nëse urdhërblerjet tejkalojnë atë kontratë duhet të ndërpritet automatikisht.
Nëse bëhen krahasimet me ofertuesin me çmimin e dytë më të ultë ( 144,835 euro) për sasitë e njëjta të punuara, kur komuna pagoi 146,806 euro, ndêrsa sipas ofertuesit të dytë këto sasi do t’i kushtonin Komunës 84,511 Euro.
Pra, si rezultat i diskrepancës së lartē të sasive të planifikuara dhe atyre të nevojshme për tu realizuar, ka bërë që oferutuesi më i lirë t’i kushtojnë komunës më shtrenjtë , për të paktën 62,294.50Euro.
Planifikimi jo i përafërt i sasive rrezikon shpërblimin e ofertuesve më të shtrenjtë edhe pse në parim gjatë vlerësimit të ofertave mund të perceptohet sikur po shpërblehet oferta me çmim më të lirë , dhe si rrjedhojë të shkaktohet humbje financiare për komunë .
Në këtë rast egziston mundësia që planifikimi i tillë është i qëllimshëm nga se kjo situatë vjen si mundësi reale e rrezikut të keqpërdorimit gjatë procesit të tenderimit dhe ekzekutimit të një kontrate .
Kjo humbje financiare është vetëm njëra prej shumë të tillave që ka hasur Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë procesit të auditimit të raporteve financiare të Komunës së Prishtinës pēr vitin 2017.

Fiknete Bejta
Asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Lidhja Demokratike e Kosovës