Shpërthen kanalizimi në “Rrugën B”

16.06.2018 21:01:43
Në orët e vona të pasdites së sotme të reshurat kanë përfshirë shumë pjesë të Kosovës. Vërshime nga të reshurat janë shkaktuar edhe në lagje të kryeqytetit.

Në “Rrugën B” një shatkë e kanalizimit ka shpërthyer ndërsa qytetarët janë ankuar për shkak të kundërmimit nga ujërat e zeza.

Ndërkohë edhe qarkullimi i veturave është vështirësuar.