Rrëfimi i 75 vjeçarit i cili thotë se askush nuk ia uroi Bajramin

16.06.2018 20:41:48
75 vjeçari Rrahman Shala, banor i Shtëpisë së Pleqve i vetëm ishte edhe ne festën e mëshirës dhe solidaritetit. Ai që nga mëngjesi priti që dikush t’ia urojë festën e Fitër Bajramit.

“Jo, valla mu hala kërkush s’më erdh veç nëse vijnë më vonë’, thotë ai.

I vetëm e priti edhe këtë festë e dikur e kishte shtëpinë plot, rrëfen i moshuari.

“Gurajën e kam pas, ajo vdiq. 1 djalë e pata edhe ai më vdiq. Mbeta kerkund hiq e u dashtë me ardhur këtu në Dom”, thotë ai për RTK.