Qeveria ndanë 500 mijë euro për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

12.02.2019 15:43:23

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka hedhur për miratim këtë pikë, e cila është miratuar në parim me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Këto mjete do të ndahen nga subvencionet.

Gjatë shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë paraparë të shënohen një sërë aktivitetesh.