Me akademi perkujtimore nderohen heronjtë e kombit, Zahir Pajaziti, Zejnullah Hoxha dhe...

Me akademi perkujtimore nderohen heronjtë e kombit, Zahir Pajaziti, Zejnullah Hoxha dhe Edmond Hoxha

31.01.2017 14:58:47

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka filluar të mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 20 –vjetorit të vrasjes së Heronjëve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë ministri Punëvë te Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i FSK-së Haki Demolli, deputetë e pjesëtarë të OVL së UÇK-së, e zyrtarë të tjerë.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Skendër Hyseni tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, e Edmond Hoxha, janë ndër themeluesit e parë të UÇK-së, të cilët bënë sakrificën më sublime, dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Jemi mbledhur sërish në një 31 Janar tjetër, t’i nderojmë këta që ranë për liri. Flijimi i tyre është i pastër sikur lufta e Kosovës”.