Me flamuj në gjysmështizë SHBA nderon ushtarin amerikan që vdiq në Kosovë

11.01.2018 12:52:49
Gjatë ditës së mërkurë në  bazën ushtarake amerikane në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,flamujt janë ngrirë në gjysëm shtizë.

Kjo ka ndodhur në nderim të ushtarit amerikan nga Arizona që vdiq në Kosovë gjatë shërbimit të tij në kampin “Bondsteel”.

Këta flamuj qëndruan në këtë pozitë që nga lindja e diellit  e deri në perëndim.

“Lutjet dhe ngushllimet më të sinqerta shkojnë për  familjarët dhe personat më të dashur të Ushtarit Robert W  Jones, ne jemi të pikëlluar për vdekjen e një ushtarit të ri e të guximshëm , mirëpo jemi gjithmonë mirënjohës për shërbimin dhe sakrificën e tij në mbrojtje të Amerikës ” tha Guvernatori nga Arizona, Doug Doucey.