Prizren: Identifikohen vjedhësit e dyqaneve në rajonin e  Zhupës

11.01.2018 12:43:43

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, në bashkëpunim me homologët e tyre nga Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpaca kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve që patën ndodhur në rajonin e Zhupës dhe në Prevallë me ç’ rast ishin thyer objekte biznesi për përfitime të kundërligjshme. Këto vjedhje dyshohen se janë kryer nga grupi i përbërë nga katër të dyshuar të cilët kanë operuar me një automjet të llojit “Opell Meriva” i huazuar nga një “Rent A-Car”. Të dyshuarit tanimë ndodhën nën arrest për raste që janë nën hetim nga stacionet e përmendura