Me shikimin të ngulur drejt qiellit, trupat lakuriq, sytë e errët që shndrijnë mes gjetheve të gjelbra të pyllit. Këto imazhe janë kapur nga fotografi brazilian, Ricardo Stuckert në bordin e një helikopteri gjatë një devijimi të rastësishëm (dhe fatlum) për t’ju shmangur një stuhie.

Duke fluturuar mbi shtetin e Acre, përgjatë kufirit me Perunë, reporteri shqoi disa dhjetëra persona të armatosur me shigjeta dhe harqe, të cilat i kishin drejtuar nga helikopteri i tyre.

“Janë banorët hindu të një tribuje të izoluar, e përbërë nga afërsisht 300 persona, të cilët nuk kanë rënë asnjëherë në kontakt me botën e qytetëruar.

I quajnë indianët e burimeve të lumit Humaita, shpjegon për Guardian, Carlos Meirelles, ekspert i popullsisë indigjene, nuk e dimë kush janë apo çfarë gjuhe flasin. Ditën kur do ta zbulojmë, për ta do të nisin problemet”.

Stucker ka qenë fotografi zyrtar gjatë presidencës Lula dhe është impenjuar në një projekt që lidhet pikërisht me hindutë brazilianë.









































