Me laser “i vente në shënjestër” pilotët amerikanë, arrestohet pensionisti japonez

23.05.2019 15:26:11

Një burrë rreth të 60-ve është arrestuar  në Japoni, pasi me një laser të vogël që kryesisht qëndron i varur në mbajtësen e çelësave, “kishte vënë në shënjestër” aeroplanët e bazës ajrore amerikane.

Policia në Tokio ka arrestuar 60-vjeçarin Josinori Sigekav, nën akuzën se ka tentuar t’i verboj pilotët me laser të cilin ua kishte drejtuar aeroplanëve të forcave ajrore amerikane në bazën Jokota.

Burri i arrestuar ka pranuar se laserin e vendosur në mbajtësen e çelësave, gjatë tre viteve të fundit ua kishte drejtuar aeroplanëve amerikanë. E policia ka pranuar se ka gjetur disa laserë tjerë të këtij lloji në shtëpinë e të dyshuarit.

Autoritetet dyshojnë së gjatë muajit shkurt ky burrë i kishte penguar gjatë fluturimeve. Madje një pilot është detyruar ta ndërpret misionin për shkaqe sigurie.

E gjatë vitit të kaluar, në bazën ajrore amerikane janë evidentuar 40 tentime që të verbohen pilotët, por aktualisht nuk kanë ndonjë informacion zyrtar nëse i dyshuarit ishte i përfshirë në raste tjera.