Me politika unike shpetohet shteti dhe kombi

16.12.2020 23:18:29

Nga Skënder MULLIQI

Kosova po zbrazët secilën ditë e më shumë.Mardhënjët shoqërore janë duke shkuar nga radikalizimi, duke na bërë më dije kështu së Kosova po shëdrrohet në një vend të pamundur.Mungesa e komunikimit dhe mungesa e dëshirës për komunikim, ka influencuar në largimin prej realës, që mund të këtë efekte katasrofale për shoqërinë e re të Kosovës. Ikja nga realiteti jo që është iluzion i keq , por është edhe i stopon i proceseve demokratike .Kthimi në anën e errët , është tradhëtia më e madhe që ia bëjmë vetit, kur rrethant historike për shqiptarët janë më të mira së kurrë më parë. Kosova pak është duke iu përshtatur rrethanave të reja të kalimit nga komunizmi në kapitalizem liberal.Gjërat banale si produkt i sistemit të kaluar , shumë ngadalë po flakën , ose në disa segmente shoqërore e politike, kemi edhe kthim mbrapa , deri në polarizim.Proceset e lëna mbrapa sigursht së pak kujtë i interesojnë në Kosovë. Njerëzve iu intereson përparimi, iu intereson jeta e lumtur dhe e civilizuar.Ndarjët shoqërore që po theksohen janë bërë si sëmundjet malinje .Kosovës i duhen mendje të shëndosha , i duhën njerëz më ide përparimtare .Na duhet një Kosovë unike , një Kosovë e përbashkët, jo e kategorizuar dhe ndarë në klasa.Mu për atë edhe Kosova po ngjanë në terren të zbrazët politik, ekonomik dhe social, sikur po ngjanë gjithnjë e më shumë në tokë , e cila nga plaqkitjët po shtërrohet.Dallimi ndërmjet atyre që po mbrojnë , dhe atyre që po e shkatërrojnë ka mbetur i vogël.Shumica të cilët duhet ta mbrojnë kan preferuar heshtjën! Fotografia e dy poleve të kundërta po bënë sikur nuk ekzistojmë .Nuk janë të mjaftueshme vëtem parullat pro Kosovës, por është e nevojshme puna e ndërshme e secilit prej nesh, duke i pamundësuar kështu hajnitë e kastave në pushtet.Sikur askujt nuk i ka mbetur ta mbrojë vendin e vet që ka rënë në dorë të grabitësave.Me politika destruktive nuk mbrohet sovraniteti , territorialiteti dhe kultura e një shteti dhe një kombi.Mos të lejojmë që të na kalon treni i fundit, pa provuar në ndryshime të mëdha të cilat shumë na duhen.Përfundimisht duhet shtruar pyetjën vetit, pse gjithë kjo gjendje e pashpresë po na rrethon?Kur e bëjmë këtë punë, edhe më lehtë mund të vijmë deri të zgjedhja e problemeve .Neser, ndoshta, edhe mund të bëhët vonë…