Konjufca: VV-në e PDK-në i çoi në opozitë Hoti e jo Zoti

16.12.2020 23:28:22

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në T7, ka thënë se VV-në dhe PDK-në i ka çuar në opozitë Hoti e jo Zoti.

Kjo shprehje u përdor nga Konjuca kur gjatë debatit u diskutua lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në mes PDK’së dhe VV’së për shkak se të dyja gjenden në opozitë dhe kështu i ka çuar Zoti.

Konjufca tha se “Në opozitë me PDK-në na ka çuar Hoti e jo Zoti”.

Tutje, Konjufca tha se PDK’ja nuk ka qasje korrekte ndaj VV-së.

“PDK-ja po vepron si partia më e pakorruptuara në Kosovë paslufte, dhe po sillet sikur VV-ja duhet të shojë ta lusë për disa numra. Kjo qasje nuk është korrekte”, shtoi Konufca.