“Me quajnë Ramiz Lladrovci, e Ramizi nuk premton diçka që s’e mban” (Video)

18.12.2016 22:58:44

Ramiz Lladrovci bashkë me simpatizantët e tij ka festuar fitoren në Drenas të cilën do ta udhëheq për tetë muaj.

Lladrovci ka falënderuar qytetarët për, siç ka thënë, një sjellje shumë të mirë të civilizuar dhe demokratike.

“I gjithë procesi ka qenë i mirë, për çka unë të gjithë qytetarët, pa dallim partie. I falënderoj sepse kanë qenë në nivelin më të lartë të qytetarit. Pra, kanë treguar qytetari të lartë si drenicak dhe drenicake”, tha kryetari i Drenasit.

I pyetur se a do t’i mbajë premtimet që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, Lladrovci tha: “Po, një nga një”!

“Mua me quajnë Ramiz Lladrovci dhe nuk premton Ramizi diçka që nuk e mban. Të gjitha ato premtime që i kam paraqit para elektoratit, të gjitha do t’i mbaj”, tha Lladrovci. /KP/