Pesë persona dërgohen urgjentisht në QKUK pas aksidentit në Vushtrri

18.12.2016 23:09:46

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Vushtrri, ku për pasojë janë lënduar pesë persona.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se të aksidentuarve iu është ofruar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, për t’u dërguar më pas urgjentisht për QKUK.

“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmje në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri. Në aksident të përfshira kanë qenë tri automjete civile me targa vendore”, thotë zëdhënësi Zahiti.