Statistikë: PDK-ja e ka ruajtur Drenasin si bastion, ja pse (Foto)

18.12.2016 23:26:46

Tashmë ish kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, në zgjedhjet e vitit 2013 kishte fituar 14 mijë e 637 vota ose 63.44 për qind, duke i ftuar zgjedhjet qysh në raundin e parë.

Ndërsa sot, pas më shumë se tri vjetësh, PDK-ja me kandidatin Ramiz Lladrovci e ka ruajtur gati numrin e njejtë të votave, shkruan lajmi.net.

Ramiz Lladrovci ka fituar në balotazh kundrejt Isa Xhemajlajt të Nismës, duke marrë 14 mijë e 242 vota ose 62.69 për qind. Pra, dallimi është vetëm 395 vota.

Këto statistika i demantojnë të gjithë atë që kanë thënë se Drenasi më nuk është bastion i PDK-së.

ramizatt