Me shpifje nuk mbulohen keqpërdorimet e votave me postë në Istog

04.12.2017 14:36:26

LDK në Istog ka përgënjeshtruar shpifjet e bëra në kuadër të luftës speciale që po zhvillohet në Istog kundër qeverisjes së saj.

Në një reagim në facebook, LDK iu është kundërvënē shpifjeve që po bëhen lidhur me taksat e taksapaguesve të Istogut.

Në funksion të përgënjeshtrimit, LDK në Istog ka sjellë edhe vlerësimet e organizatave të ndryshme që e kanë shpallë komunën e Istogut më të mirën.

Krejt në fund, LDK në Istog e sheh gjithë këtë luftë speciale për qëllim të prishjes së imazhit të saj në kuadër të procesit të rivotimit për kryetar komune, por shpreh bindjen e plotë se megjithatë Istogu do të qevetiset edhe më tej nga LDK.

Ky është reagimi i plotë i z. Shoshi në facebook:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, keto ditë në rrjetet sociale dhe mjetet e informimit, është duke u bërë një luftë speciale ndaj qytetarëve të Istogut dhe më gjerë, kinse se ka pasur shkelje me taksat e taksapaguësve të Istogut.

Kjo ka një prapavijë, sepse dokumentet zyrtare tregojnë se qeverisja në Istog është shpallur disa herë nga organizata të ndryshme si komuna ma e mirë, kjo nuk do të thotë se nuk kemi lëshime por ato kanë qenë shumë minore në krahasim me qeverisjet e të tjerve që po ëndrrojnë qe të vijnë në qeverisje në Istog. E gjithë kjo ka të bëjë me fushatën zgjedhore, dhe demtimin e imazhit të LDK-së.

LDK është dhe do mbetet fituese e këtyre zgjedhjeve, përkundër sulmeve që po i bëhen LDK-së, vetem e vetem qe te mbulohen manipulimet e votave permes postës.