Refuzimin e ankesave të paraqitura nga këto dy subjekte për raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 19 nëntor e ka konfirmuar sekretari i PZAP-së, Mulë Desku.
Sa i përket ankesës së LDK-së për Prishtinën, PZAP ka vendosur që ankesa është “e palejueshme” ndërsa një pjesë tjetër të ankesë si “të pabazuar”.
Ndërsa, sa i përket ankesës së PDK-së për Prizrenin, PZAP ka vendosur se ankesa është “e palejuar”.
PZAP gjithashtu ka refuzuar si të pabazuar një ankesë për komunën e Dragashit ndërsa ankesën e LDK-së për Kamenicë e ka gjykuar si “të pasafatshme”.
Sa i përket ankesave për komunën e Rahovecit, PZAP vendosi që një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
Ndërkohë një ankesë për komunën e Klinës është hedhur si “e palejuar”.
Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.
“Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve”, tha Mulë Desku.