Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e kulturës për vitin 2015. Gjatë vitit 2015 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë janë regjistruar 152 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërkaq numri i shikuesve të regjistruar është 10 mijë e 738.
Ndërkaq, në Teatrin e fëmijëve Dodona janë regjistruar 251 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve të regjistrur ka arritur shifrën në 22 mijë e 810.
Më poshtë e gjeni komunikatën e ASK-së, ”Statistikat e Kulturës 2015”:
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës 2015”.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 152 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10.738, numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 251 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 22.810, numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 89 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 29 600.
Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 26, ndërsa numri i vizitorëve ishte 11 954. Numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 987.
Fondi i librave në biblioteka ishte 1 627 745, ndërsa numri i lexuesve ishte 230 234. Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 62, ndërsa numri i vizitorëve ishte 73 472, shkruhet në komunikatën e ASK-së, shkruan gazeta Fjala.








































