Presidenti Thaçi: 37 vjet më parë Shën Tereza mori Cmimin Nobel Për Paqe

17.10.2016 15:52:51

Tridhjetë e shtatë vjet më parë, Çmimi Nobel për Paqe i takoi Gonxhe Bojaxhiut, Shën Terezës sonë, e cila me humanizmin e saj u bë frymëzim i paqes në botë.

Kështu ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“37 vjet më pas, ajo u shenjtërua nga Papa Françesku. Shën Tereza nuk u ndal deri në vdekje, duke përhapur dashuri dhe treguar kujdes për njerëzimin. HTH”, ka shkruar presidenti.