Me veturë zyrtare për drekë në Shqipëri, ja cili politikan e ka bërë këtë

30.04.2017 19:01:21

Edhe pse kryeministri, Isa Mustafa, më 4 maj të vitit 2015, kishte marrë vendim për keqpërdorimin e automjeteve zyrtare, si duket nuk ka ndryshuar diçka në këtë drejtim.

Është zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Gjergj Dedaj, ai i cili e ka keqpërdorur veturën zyrtare.

 

Një lexues  i cili e ka dërguar këtë fotografi në adresë të redaksisë sonë, na ka treguar se Dedaj ka drekuar në restorantin “Nord Park”, që gjendet në rrugën nga Fushëkruja për në Vorë.