Me tone dramatike e përshkruan the Guardian situatën e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm të magnitudës 6,4, i cili sic thekson e përditëshmja prestigjoze britanike, dëmet më të mëdha i ka bërë në zonën e Thumanës.
“The Guardian” citon punonjësit e emergjencës të pohojnë se një prej viktimave është një grua e moshuar në Durrës, e cila ka arritur të shpëtojë nipin e saj, duke e mbuluar me trupin e vet.
E shtrirë përgjatë detit Adriatik dhe atij Jon, mes Greqisë e Maqedonisë, Shqipëria, nënvizon gazeta, ka një prirje për aktivitet sizmik. The Guardian kujton sesi tërmeti i magnitudës 5,6 që tronditi vendin në 21 shtator, u konsiderua si më i rëndi në 30 vjet.
Por nisur nga pamjet e ndërtesave të shembura dhe atyre të dëmtuara, ky i fundit, thotë ajo, duket të jetë më i fuqishëm se ai i vitit 1979, i cili rrafshoi një lagje të tëra në qytetin e Shkodrës. Megjithatë, asnjëri prej këtyre dy tërmeteve nuk kishte shkaktuar viktima.







































