Nxirren 3 trupa të pajetë në Thumanë, shkon në 16 numri i viktimave

26.11.2019 13:36:41

Vijon të thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Durrës, dy trupa të pajetë sapo janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit në Thumanë.

Shkon në 16 numri i viktimave, shifër që fatkeqësisht pritet të rritet pasi ka ende shumë persona nën rrënoja si në Durrës ashtu edhe në Thumanë.

Ndërkohë lajm i mirë është se ka ende zëra që vijnë nga poshtë rrënojave, çka shton shpresat se mund të shpëtohen ende jetë njerëzish.