Tërmeti tragjik/ Ushtria e Kosovës hyn në Shqipëri

26.11.2019 13:47:28

Pak minuta më parë kanë hyrë në vendin tonë Forcat nga Kosova, për të ndihmuar Shqipërinë pas situatës dramatike të shkaktuar nga tërmetet.

Ardhja e tyre u konfirmua më parë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili theksoi se do t’i qëndrojnë kurdo pranë Shqipërisë duke udhëzuar njësitë emergjente që t’i gjenden pranë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të fundit deri më tani bilanci është tragjik. 12 persona konfirmohen të vdekur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa më shumë se 300 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore.