Mediat maqedonase, pro Gruevskit: Të lirohet Zafirovski pasi është i sëmurë nga kanceri! (FOTO)

04.05.2017 16:52:24

Mediat maqedonase që janë mbështetës të fortë të politikave të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, së fundmi vijnë me diçka të çmendur, ata kërkojnë lirimin e një krimineli, pasi sipas tyre ai është sëmurë nga kanceri

Portali maqedonas Kurir, ka dërguar kritika ndaj deputetëve të LSDM-së, dhe ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu, se po arrestojnë persona të pafajshëm, madje çmenduria e tyre shkon deri atje sa që thonë se huliganët që sulmuan deputetët pa mëshirë vuajnë nga kanceri.

Sipas po të njëjti portal, bëhet fjalë për kriminelin Angele Zafirovski i cili është arrestuar për dhunë dhe gjendet në paraburgim, është i sëmurë nga kanceri dhe se e ka humbur edhe zërin.

Ai akuzohet për dhunim në Parlament, dhe pjesëmarrje në masë protestuese.