Mediat serbe për vizitën e Haradinajt në Shqipëri

27.09.2017 20:52:15

Sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Vizita e tij nuk mbeti pa u transmetua edhe në mediat e Serbisë, ndërsa takimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ishte më e komentuara.

Haradinaj dhe Rama gjatë takimit përmend bllokadën që Serbia po i bën Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Rama tha se Serbia më shumë po i shkakton vetës humbje sesa Kosovës.

Për vizitën e Haradinajt kanë shkruar agjencia e lajme serbe Tanjug, B92, telegraf, blic e të tjera.