Mediat serbe: Thaçi nga frika e Gjykatës Speciale, po kërcënon Serbinë me padi për gjenocid

18.04.2017 12:50:19

“Për herë të dytë brenda një muaji presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook, kërcënon Serbinë me padinë për gjenocid”

Kërcënimi i ri erdhi pas një përpjekje të dështuar për të formuar ushtrinë si dhe në prag të aktakuzës së parë e cila në fund të vitit do të ngritët nga Gjykata Speciale.

Thaçi këtë herë ka shkruar se ‘Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë’.

Ai shtoi se së shpejti do të padisë Serbinë për gjenocid.

Kjo media shkruan se një mesazh të ngjashëm Thaçi e dërgoi edhe më herët këtij muaji, i cili në Serbi u interpretua si provokim i pastër.